Aktuale

Simiq: Jabllanoviq u arrestua pasi e kërcënoi me armë aktivistin e Listës Serbe

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, e ka konfirmuar arrestimin e liderit të Partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

Ai ka thënë se arrestimi ndaj Jabllanoviqit erdhi pasi ky i fundit ka kërcënuar me armë një aktivist të Listës Serbe pasi po vendoste posterë të partisë.

“Jabllanoviq ia ka drejtuar armën aktivistit tonë dhe ka filluar të bërtasë: Kjo është Kosova, kjo nuk është Serbia largoni posterët nëse nuk doni t’ju vras”, ka thënë Simiq, transmeton Lajmi.net.

Ai ka thënë se Jabllanoviq ka kundërshtuar gjatë arrestimit nga policia.

Simiq ka shtuar se përkrahësit e Jabllanoviqit janë duke protestuar kundër Listës Serbe para stacionit të Policisë.

the authorE B