Diego Simeone dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës
Trajneri argjentinas, Diego Simeone është i lumtur në Atletico Madrid dhe do ta vazhdojë kontratën e tij.
Sipas Cadena Ser, Simeone dhe Atletico kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2020, duke përmirësuar edhe pagën e tij.
Simeone kishte dyshime rreth të ardhmes pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve nga Real Madrid në vitin 2016, por tashmë ka ndërruar mendje.
Ky është një lajm shumë i keq për Inter dhe PSG, skuadra këto të interesuara për shërbimet e tij. /Express/