Sport

Simeone tregon se ku gaboi ndaj Rostovit

Trajneri i Atletico Madridit ndihet fajtor për paraqitjen e dobët të ekipit të tij ndaj Rostov.

Atletico Madrid fitoi me mund të madh ndaj skuadrës ruse të Rostov në Ligën e Kampionëve, me një gol në minutën e fundit të lojës të realizuar nga Antoine Griezmann.

Simeone pranon se ka gabuar taktikisht në renditjen e skuadrës dhe kjo i shkaktoi vështirësi atyre në fushë, transmeton KosovaPress.

“Ishte një ndeshje në të cilën unë mora disa vendime të gabuara dhe nuk mund ta kuptoj sesi veprova në këtë mënyrë”, ka fajësuar veten 46-vjeçari.

“Përballja me Rostov ishte ashtu si e prisnim. E vështirë dhe shumë e luftuar. E dinim sesi do të luanin ata dhe nuk do të lejonin të humbisnin me shumë gola. Sot unë mora disa vendime të këqija, por lojtarët ishin në gjende që t’i zgjidhnin problemet vet”.

Atletico Madrid kryeson Grupin D me 12 pikë pas katër ndeshjeve të para.