Federata e Futbollit e Argjentinës po synon që Diego Simeonen ta bëjë trajner të përfaqësues
Argjentina është në kërkim të një trajneri pas dorëheqjes së Tata Martions. Objektivi kryesor i Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA) është trajneri i Atleticos, Diego Simeone.
AFA i ka propozuar strategut argjentinas që ta marrë drejtimin e Argjentinës, dhe në të njëjtën kohë ta drejtoj Atletico Madridin.
“Ai mund të përmbushë detyrimet me Atleticon, dhe në datat ndërkombëtarëve të drejtoj përfaqësuesen tonë. Nëse këtë e bëjnë lojtarët e përfaqësueses sonë që luajnë në Evropë, mund ta bëj edhe Simone’, ka deklaruar menaxheri i AFA-së, Fernando Marin për AS
Marin mendon se këtë mund ta bëjnë edhe dy trajnerët argjentinas Mauricio Pochettino (Tottenham) dhe Jorge Sampaoli (Sevilla), përcjell Express.
Një propozim i tillë, vite më parë, ishte refuzuar nga Real Madridi, kur Portugalia kishte shfaqur interesim që ta angazhoj Jose Mourinohn.
