Sport

Simeone qëndron te Atletico

Diego Simeone nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi madrilen.

Simeone do të jetë trajner i Atletico Madrid edhe sezonin e ardhshëm. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle AS sipas së cilës, trajneri argjentinas ka konfirmuar qëndrimin e tij në stolin e ‘Los Colchoneros’ së paku edhe stinorin e ardhshëm..

Madje sipas medieve spanjolle, Simeone tashmë ka nisur punën së bashku me drejtuesit e Atleticos për të gjetur lojtarët që i duhen për sezonin 2017/18, por duke pasur parasysh edhe përgjigjen që do të vijë nga FIFA për t’iu lejuar blerjet pas dënimit që ka marrë klubi.

Atletico Madrid i ka menduar të dyja opsionet dhe në të dyja rastet në qendër të operacioneve është pikërisht Simeone dhe për qëndrimin e tij në stolin e tyre nuk ka më asnjë dyshim edhe pse ky sezon nuk është ai ata të kaluarit për Atleticon që i duhet të luftojë për vendin e tretë në kampionat.