Sport

Simeone mezi pret ta ketë në formacion Diego Costan

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone mezi pret ta ketë në formacionin bazë sulmuesin spanjoll, Diego Costan.

Costa u largua nga Chelsea pas problemeve me Antionio Conten, dhe kështu iu është rikthyer ish-klubit të tij Atl Madrid.

Por, Costa nuk mund të luaj deri në muajin janar, për shkak se klubi spanjoll është i dënuar nga FIFA.

Simeone ka folur për mediat spanjolle, dhe është i befasuar nga Costa.

“Ai punon shumë, është një futbollist që ka një synim. Kritikat janë të pranishme, pa to nuk rritet asnjë futbollist. Nuk kam dyshim, mezi pres ta kem në formacion. Do të punoj shumë me të”, ka thënë Simeone.

28-vjeçari luajti afro 90 paraqitje me Blutë e Londrës dhe shënoi 53 gola në të gjitha kompeticionet./IndeksOnline/