Sport

Sigal Prishtina eliminohet nga gara e Ligës së Kampionëve

Sigal Prishtina e ka përfunduar ëndrrën evropiane, pasi është eliminuar në rrethin e parë të garave për kualifikim në Ligën e kampionëve.

Kryeqytetasit e kanë pësuar humbjen e dytë me radhë ndaj klubit nga Bjellorusia, Tsmoki Minsk, pasi sonte në Minsk, kanë humbur 89:74.

Djelmoshat nga Kosova, të cilët për herë të parë e kanë luajtur në Ligën e Kampionëve, takimin e sotëm e nisën mirë në pjesën e parë, ndërsa në tri pjesët tjera vendasit nga Bjellorusia ishin më të mirë.

Prishtina ka humbur edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, me rezultat 50-57, raporton KosovaPress.