Rajon & Botë

Si u zbuluan dy sulme terroriste të planifikuara në Australi?

Një i dyshuar terrorist në Australi u përpoq që ta kontrabondte një bombë në një aeroplan duke e vendosur atë në vëllain e tij.

Plani ishte një nga dy komplotet terroriste të zbuluara kohët e fundit nga autoritetet policore të Australisë, të cilët arrestuan disa persona në Sydney të shtunën.

Të dyshuarit dyshohet se u ndihmuan nga i ashtuquajturi Shteti Islamik (IS).

Komploti tjetër përfshinte ndërtimin dhe ngritjen e një pajisjeje që mund të lëshonte gaz toksik në një hapësirë publike të mbyllur.

Policia tha se planet ishin “ndërprerë plotësisht”.

Michael Phelan nga Policia Federale e Australisë tha se kjo ishte “një nga komplotet më të sofistikuara që ndonjëherë është tentuar në tokën australiane”, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se dy të dyshuarit kishin ndërtuar dhe fshehur një eksploziv ushtarake në një nga valixhet.

Plani ishte që vëllai i njërit prej të dyshuarve të merrte valixhen me vete në bordin e një aeroplani të Etihad Airways duke u larguar nga aeroporti i Sidneit më 15 korrik.

Vëllai nuk ishte në dijeni të bombës, tha policia.

the authorE B