Statusi në ‘WhatsApp’ ju lejon të ndani fotot dhe videot me njerëzit që përdorin shërbimin e mesazheve që janë bërë një platformë mediatike e përditshme.
WhatsApp dikur ishte një aplikacion ku mund të bisedohej me njerëz, por nja dy vjet më parë, shtoi një veçori të quajtur Statusi WhatsApp, transmeton lajmi.net.
Kjo veçro është e ngjashme me storiet në Instagram dhe Snapchat, ku gjërat që ngarkoni hiqen pas 24 orësh.
Por çfarë nëse doni të ruani statusin WhatsApp? E pra, nëse zotëroni një smartfon Android, atëherë ju do të mësoni se si ta bëni një gjë të tillë, duke ndjekur instruksionet e mëposhtme.
Hapni aplikacionin ‘Google Files’ në smartfon dhe klikoni ikonën e hamburgerit, e gjendur ne pjesën e sipërme në të majtë, e më pas prekni ‘Settings’.
Në faqen tjetër, prekni ‘Show hidden files’.
Më pas, shkoni tek mënyja kryesore ‘File’ dhe prekni Internal storage.
Pas kësaj, shkoni tek WhatsApp folder > Media > ‘.Statuses’.
Për të ruajtur ndonjë foto apo video, mbajeni gishtin gjatë në të dhe më pak prekeni ‘Copy’.
Më pas, postojeni dokumentin në ndonjë ‘folder’ të caktuar.
Në rast se keni ndonjë paqartësi, ndiqeni videon më poshtë. /Lajmi.net/