Biologët pohojnë se është e mundur që t’i shmangemi paraqitjes së rrudhave dhe shenjave tjera të plakjes.
Procesi i plakjes mund të ndalohet për një kohë të pacaktuar, thonë shkencëtarët e Universitetit Wisconsin Madison.
Çelësi i kësaj, sipas fjalëve të gjenetikëve, fshihet në metabolizëm. Në fakt, ulja e sasisë së ushqimit për 25 për qind ndihmon në ngadalësimin e disa proceseve aktive në organizmin e njeriut, transmeton KosovaPress.
Nutricistët thonë se doza ideale ditore, e cila mund të mposhtë plakjen dhe që njëherësh largon kilogramët e tepërt, është 1.875 kalori për meshkuj dhe 1.500 për gra.
Përveç kësaj, “dieta antiplakje” nuk i shkakton dëm trupit. Planifikimi i duhur i ushqimit dhe uria e pjesshme mund të ndihmojnë në mbajtjen e marrjes së ushqyesve dhe të shmangin mungesën e vitaminave në trup.
Shkencëtarët kanë llogaritur, se ushqimi i duhur dhe dozimi i duhur i produkteve që hyjnë në trup, mund të ngadalësojnë procesin e plakjes dhe zgjasin jetën e një personi për 5-10 vjet, transmetojnë mediat e huaja.