Kur mendoni për pushime me siguri keni nevojë për valixhe të tëra me rroba e gjëra që ju nevojiten. Sidomos, kush ka fëmijë të vegjël, kur bëhet gati për pushime i duhen edhe më shumë gjëra.
Në fakt, në valixhe gjendet pothuajse e gjithë shtëpia, jo vetëm veshjet dhe aksesorët.
Por, ka edhe situata në të cilën, mund të merrni më pak gjëra dhe më pak valixhe në pushimet tuaja.
Lista – Para se të bëni valixhet gati është e rëndësishme të bëni një listë me gjërat kryesore për çdo kategori. Për shembull veshjet, aksesorët, barnat. Pas një liste të parë, sigurohu që të bësh pak a shumë një rezyme se çfarë do të bëni gjatë ditëve në pushime për të eliminuar në këtë mënyrë edhe gjërat e tepërta.
Veshjet – Zgjidh veshjet që do të fusësh në valixhe por me një kriter të qartë. Para së gjithash, ky nuk është një lajm i mirë për ata që janë mësuar që të marrin shumë rroba me vete.
Këpucët – Ndryshimi i këpucëve është shumë i shtrenjtë sidomos për gratë. Sa i përket burrave dhe fëmijëve, nevojiten shumë pak këpucë me vete. Në fakt, zgjidhni këpucë sa më komode në të ecur për t’i përdorur në çdo rast, gjatë pushimeve.
Barnat – Është shumë mire të keni në dispozicion gjatë pushimeve ilaçe kundër alergjisë, të ftohurës si dhe kremra të ndryshme.