Kushdo që i ka flokët kaçurrela është ankuar të paktën një herë për to e ka shprehur dëshirën për t’i patur flokët e drejtë!
Kjo ndodh zakonisht kur kaçurrelat nuk janë “të bindur” dhe nuk rrinë bukur në asnjë mënyrë që t’i stiloni, por nëse tregoni kujdesin e duhur e sigurtë që flokët do t’ju rrinë sikur sapo keni dalë nga salloni i bukurisë.
Kaçurrelat duhen krehur gjithnjë nga poshtë lartë dhe jo e anasjelltas. Duhen krehur kur janë të lagura në dush dhe jo kur i keni të thata pasi në këtë mënyrë do të prishni strukturën e flokut, shkruan Living.
Prijini flokët rregullisht (çdo 6 opse 8 javë) për të shmangur këputjen në dysh të flokëve dhe majat e djegura.
Nëse flokët e drejta mund të rrinë mirë edhe pa produkte të llojit si serum apo shkumë, kaçurrelat kanë gjithnjë për nevojë për këto produkte.
Përdorni kreher me dhëmbëza të gjera dhe mos i krihni asnjëherë me furçë.
Mos harroni vajin hidratues!