Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi njihet për stilin unik
Si në veshje, si në këndim e po ashtu edhe në paraqitje ajo gjithmonë tregon se di të jetë vetvetja.
Ajo pak orë më parë në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një fotografi ku shihet e veshur me një fustan të zi të hapur si në pjesën lartë po ashtu edhe në atë të poshtmen. Me sa duket këngëtarja nuk po u reziston më fotografive dhe tashmë po nxjerrë edhe poza provokuese.
Përderisa po qëndron në një hapësirë të pjerrët (me aq sa duket në fotografi) ajo ka ngritur njërën anë të këmbës më lartë sikur po ngjitet, përderisa tjetrën e ka drejtuar duk bërë kështu që ti zbulohet më shumë nga lëkura e saj, shkruan GazetaBlic.
Me syze dhe në një natyrë që pak-a-shumë duket si veror, Era na vë në dyshime rreth asaj se a e ka shkrepur këtë fotografi gjatë kësaj kohe apo gjatë stinës së verës.“S’ka asgjë në jetë që unë nuk mund ta mbajë” ka shkruar këngëtarja, Istrefi.
Një lexues i ka komentuar në fotografi duke shkruar “A po këndon ende kjo, apo tani po merret veç me foto modelimi?”
Kujtojmë që Istrefi po flitet se është ndarë qe një kohë nga Faton Shoshi, por pavarësisht kësaj çifit ende nuk kanë dhënë shenja rreth kësaj pune.
Kënga e fundit e Era Istrefit është publikuar me 29 shtator të vitit 2017-të dhe deri më tani ka marrë mbi 11 milion klikime. Kjo këngë titullohet “No I Love Yous” dhe ka ardhur si bashkëpunim i këngëtares me reperin botëror French Montana.