Kylie Jenner është me e reja e motrave Kardashian dhe është shtatzënë.
21 vjeçarja është shumë e emocionuar për lindjen por edhe simptomat e shtatzënisë po e mundojnë shumë.
Kjo u bë e ditur prej burimeve të US weekly, të cilët thanë se ajo ka qenë shumë e lodhur së fundi dhe se shtatzënia e ka lumturuar por edhe dërmuar pamasë, transmeton Indeksonline.
“Ata janë shumë të lumtur së bashku, dhe po kalojnë shumë kohë me njëri tjetrin, janë shumë të mirë” ka thënë burimi për sa i përket lidhjes së Kylie me Travis Scott.
“Travis dhe Kylie nuk mund të jenë më të lumtur se kaq” përfundoi burimi./Indeksonline/