Po hetohet marrëveshja sipas të cilës, kompania të cilën e përkrah Rusia e ka blerë firmën pronare e minierave të uraniumit në SHBA.
Komiteti për mbikëqyrje i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan ka filluar hetimin mbi marrëveshjen e arritur në kohën e ish presidentit Barack Obama, dhe sipas të cilës një kompani, të cilën e përkrah Rusia, e ka blerë firmën e cila i ka minierat e uraniumit në SHBA.
Këtë ka thënë anëtari republikan i Dhomës së Ulët Ron DeSantis për Fox News, dhe fjala është se një e pesta e rezervave të uraniumit amerikan ka përfunduar në duar të Rusisë, transmeton gazetametro.net.
Marrëveshja kontestuese është arritur në kohën kur Hillary Clinton ishte sekretare e shtetit, ndërsa disa investitorë të kompanisë të cilën e përkrah Rusia, me emrin “Uranium One”, ishin të lidhur me ish presidentin Bill Clinton, dhe ishin donatorë të Fondacionit Clinton, pretendon televizioni amerikan.
“Kam biseduar me personin i cili i posedon këto informata konfidenciale dhe të cilat e kanë ndihmuar FBI’në që të zbulojë këtë skemë korruptive”, ka thënë DeSantis, anëtar i Komitetit për mbikëqyrje, duke pretenduar se është e mundur të nis procedura penale.
Kontrata ka të bëjë me kompaninë “Uranium One”, e cila posedon 20 për qind të rezervave të uraniumit në SHBA, dhe të cilat kanë kaluar nën kontroll të korporatës ruse Rosatom, lajmëron Sputnik.
Gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2016, Trump shpesh ka folur për marrëveshjen kontraverze mbi uraniumin, i cili përdoret nëpër reaktorë nuklearë, dhe në këtë çështje, shpesh kthehet nëpër tubime edhe tani kur është president.
Trump thekson se “tregimi i vërtet për Rusinë” nuk ka të bëjë me përzierjen e saj në zgjedhjet presidenciale, por me çështjen se si arriti Rusia të merr nën kontroll 20 për qind të minierave amerikane të uraniumit.
“Uranium One” ka në pronësi ndërmarrje në shtetet federale amerikane në Wyoming, Texas dhe Utah dhe renditet e katërta për sasinë e prodhimit të uraniumit në botë.