Sport

Si është duke u rikuperuar Andres Iniesta?

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta vazhdon punën për rikuperimin e tij para ndeshjes ndaj Atletico Madridit pasi lëndoi vetën kundër Las Palmas para pushimeve ndërkombëtare.

Ai nuk ishte në gjendje të jetë pjesë e Spanjës derisa ata u kualifikimin në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, por mund të rikthehet në ndeshjen e së shtunës në Wanda Metropolitane, transmeton portali arbresh.info.

Iniesta vazhdon me planin e tij për rikuperim duke punuar i vetëm larg nga pjesa tjetër e grupit nën mbikëqyrjen e JUanjo Braus në njërën nga fushat për stërvitje të klubit.

Mjeshtri i mesfushës besohet se do të jetë pjesë e seancës së sotme stërvitore./arbresh.info/