Shqiptarja e Malit të Zi, por që jetonte prej shumë vitesh në Amerikë, Afërdita Dreshaj, u bë e njohur si modele.
Ajo ka punuar në SHBA si modele dhe në Kosovë e Shqipëri arriti famë si vajzë e bukur, që premtonte mjaftë në botën e modës, shkruan “Kosovarja”.
Afërdita e përfaqësoj Kosovën në “Miss Universe”, ani pse nuk pati ndonjë sukses të madh. Dreshaj me të shpejtë e vërejti se s’ka gjë nga modelimi, andaj ju fut muzikës.
Ëndrrën dhe ambicien për tu bërë këngëtare e realizoj më lehtë falë ndihmës së të dashurit të saj, këngëtarit Shpat Kasapi, me të cilin edhe u fejua. Fejesa e tyre përfundoj shpejtë, duke lënë shumë pikëpyetje.
Duket se Shpati u lëndua më shumë se Afërdita, pasi kjo e fundit vetëm pak kohë më pas u gjend në krahët e një çeku.