Aktuale

Si çdo vit, testi i maturës shpërndahet në rrjete sociale (Foto)

Sikur çdo herë, edhe sot ndonëse ka vetëm gjysmë ore nga fillimi i testit shtetëror të maturës, nxënësit janë aktivizuar.

Edhe sot, nxënësit kanë shpërndarë në rrejte sociale faqe të testit të maturës me pyetje nga lëndët e ndryshme ,shkruan Indeksonline.

Në një grup të mbyllur në Facebook me emrin “Testi i maturës 2017”, dikush ka postuar pyetjet nga lënda e gjuhës shqipe.

Kjo dëshmon prapë dështimin e Ministrisë së Arsimit për kontroll të rreptë ndaj nxënësve, pasi që mundësia e shfrytëzimit të telefonave dhe qasja në internet po u mundëson atyre të komunikojnë me të tjerët. /Indeksonline/

the authorE B