Sipas vëllaut të Diego Costas, Jair, sulmuesi i Chelseat ka disa oferta për një largim nga skuadra londineze, por sulmuesi ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Costa i cili ka edhe dy vite kontratë me Chelsea kishte deklaruar gjatë javës së kaluar se nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes për edicionin e ardhshëm.
“Fatmirësiht Diego ka shumë oferta. Nuk mund të them se sa janë por ka shumë.”, deklaroi vëllau i Costas.
Atletico Madrid ka shprehur interesim për brazilianin, por skuadra spanjolle është e dënuar nga FIFA dhe nuk mund të bëj transferime deri në afatin e janarit.
“Ai ka në simpati të madhe për Atleticon por momentalisht nuk ka asgjë konkrete. Do të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.”, tha Jair./Zëri





















