Daniele de Rossi e pranon se është shumë e vështirë të mposhtet Juventusi
Kapiteni i Romës, Danile de Rossi ka vetëm fjalë të mëdha për Juventusin dhe e pranon është shumë e vështirë për ta mposhtur.
Mesfushori italian insiston se Juventus nuk ka dobësi si skuadër.
“Juventus? Mbrojtja e tyre është e fortë, ndërsa repartet tjera janë mirë të organizuar. Ata nuk kanë dobësi”, tha De Rossi për mediat italiane.
“Është shumë e vështirë të luash ndaj Juventusit, por ne do të tentojmë ta fitojmë Scudetton këtë sezon”. /Express/