Numri 1 i tenisit botëror, Novak Gjokoviq, është eliminuar nga Lojërat Olimpike.
Tenisti serb, Novak Djokovic, është eliminuar nga Lojërat Olimpike që në xhiron e parë.
Të gjithë serbët kishin sytë kah Djokovic, për t’i sjellë medaljen të artë Serbisë, por 27 vjeçari dëshpëroi që në ndeshjen e parë.
Djokoviq është eliminuar nga tenisti argjentinas, Juan Martin del Potro, i cili e kishte mundur atë edhe në duelin për medalje të bronztë në Olimpiadën e Londrës, para katër viteve.
Një befasi tjetër e madhe në tenis, ka ndodhur në turneun e çifteve të femrave, pasi motrat amerikane, Venus dhe Serena Williams, pësuan disfatë në xhiron e parë nga çifti çek, Lucie Safarova – Barbora Strycova.