Në veri të Mitrovicë është shtyrë fillimi i takimit në të cilin do merrnin pjesë zyrtarët serbë, të cilëve iu ndalua hyrja në Kosovë, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.
Në këtë takim pritej të merrte pjesë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuri dhe Nikola Selakoviq, të cilët nuk kishin leje për të hyrë në Kosovë dhe ministri Vladan Vukosavljeviq, që sipas Policisë së Kosovës, edhe pse iu lejua të hyjë, ky i fundi ishte kthyer prapa.
Sipas njoftimi të tyre, nuk është e sigurt se kur do të mbahet kjo konferencë./Indeksonline/