Aktuale

Shtohet numri i policëve në qytet

Për shkak të ardhjes së kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq sot në Kosovë, janë shtuar masat e sigurisë në vend.
Pothuajse në gjithë qytetin janë shtuar një numër më i madh i Policisë së Kosovës për shkak të ardhjes së kryeministrit malazez në Kosovë.

Express ka siguruar disa fotografi ku shihen policët në pjesë të ndryshme të qytetit.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, është pritur që të arrijë në orën 08:00 të mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, mirëpo mjegulla e madhe që ka kapluar vendin ka bërë që të vonohet ardhja e tij.

Markoviq pritet të zhvillojë takime me krerët e shtetit ku do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërsa pas takimit, do të mbajnë një konferencë për media. Pas takimit me Haradinajn, kryeministri malazez do të takohet edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli./Express/

the authorE B