Për protagonistin e telenovelave meksikane duket se nuk kanë fund problemet.
Aktori Eduardo Yáñez u vu në qendër të kritikave pasi qëlloi në fytyrë gazetarin.
Eduardo qëlloi në gazetarin teksa e pyeste për marrëdhënien me të birin.
Aktori i telenovelave është rikthyer në vëmendje për një problem me të ëmën.
Personat që ai paguante për t’u kujdesur për të e kanë keqtrajtuar. Aktori e ka gjetur në gjendje të mjeruar nënën e tij, një hap larg vdekjes.
Keqtrajtuesit i kishin thyer krahun të moshuarës. Aktori ndau me ndjekësit e tij në Tëitter një foto me të ëmën, teksa e përqafonte me dashuri por nuk tregoi detaje për ngjarjen.
Ai është mjaft i njohur për rolet e tij si ‘Gaviota’, ‘Dashuri të vërteta’, etj.
/Gazeta Express/