Policia e Kosovës ka konfiskuar një revole në fshatin Bresalc të Gjilanit, pasi një person më herët kishte shtënë në ajër.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, njofton të shtunën Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt.
Me këtë rast personi i dyshuar e ka dorëzuar pistoletën Ecol special 99C kalibri 9mm, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy fishekë, të cilët janë konfiskuar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i dyshuari pas intervistës është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.