Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë, i cili ka shtie me armë zjarri në një aheng familjar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën –pistoletë me një karikator dhe një gëzhojë të cal. 9 mm. Me urdhër të Prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/