Policia raporton se janë arrestuar katër shtetas të Serbisë pasi që duke mashtruar kanë kërkuar ndihmë financiare kinse për qëllime humanitare.
Arrestimi ka ndodhur në fshatin Gorazhdec të Pejës ku sipas Policisë janë arrestuar tri femra dhe një mashkull.
Të arrestuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./KosovaPress/