Policia e Kosovës ka parandaluar një shtetas të Shqipërisë që të fluturojë nga aeroporti i Prishtinës, pasi që atij i mungonin disa faqe nga pasaporta që kishte.
“Raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë ka tentuar të udhëtojë nga ANP Adem Jashari dhe në kontroll të dokumenteve në nisje ka prezantuar një pasaportë të Shqipërisë që i mungonin faqet 15 /16 . Të dyshuarit i është anuluar fluturimi dhe është iniciuar rasti”, thuhet në raport të policisë.