ShowBiz

Shtëpia e Labit si në filma, shikoni sa bukur duket brenda

Me zërin e tij, ai kishte arritur të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Labinot Tahiri-Labi, i cili së fundmi u bë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Së fundmi Labi përmes një video që ka publikuar në llogarinë e tij në Instastory shihet shtëpia e tij brenda e cila duket aq bukur si në filma.

E meqë jemi edhe në prag të festës së Vitit të Ri, nuk mungon as pema e rregulluar në shtëpinë e tij.

“Me shpirt tuj kendu qetu ne shpi. Ju perjelltë nata me andrra të mira. Labi”, kishte lënë mbishkrim ai.

the authorE B