Rajon & Botë

Shtëpia e Bardhë lëshon një kumtesë të papritur

epa06070146 President of the United States, Donald J. Trump (R) and his wife, Melania Trump (L), arrive at Hamburg Airport ahead of the G20 summit in Hamburg, Germany, 06 July 2017. The G20 Summit (or G-20 or Group of Twenty) is an international forum for governments from 20 major economies. The summit is taking place in Hamburg 07 to 08 July 2017. EPA/LUKAS BARTH

Melania Trump është operuar për shkak të problemit me veshkë, ajo mbetet në spital.

Zonja e parë e SHBA Melania Trump (48) të hënën i është nënshtruar operacionit të veshkës në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed në Uashington, pretendohet në kumtesë nga Shtëpia e Bardhë.

Melania Trump ka pasur problem me veshkë, ndërsa zyra e Zonjë së Parë problemet e saja shëndetësore i vlerëson si beninje, por megjithatë kanë pasur nevojë për kujdesin mjekësor.

“Sot në mëngjes, Zonja e parë Melania Trump i është nënshtruar procesit së embolizimit në mënyrë që të trajtohet problemi beninj në veshkë. Procesi ishte i suksesshëm, nuk kishe komplikime, pretendohet në kumtesë të cilin e ka nënshkruar Stephanie Grisham, shefe e komunikimit, transmeton Insajderi.com.

“Zonja Trump gjendet në Walter Reed dhe me siguri atje do të mbetet deri në fund të javës. Zonja e parë i gëzohet shërimit të plotë në mënyrë që ta vazhdojë punën e saj për fëmijë, ka shkruar Grisham.
 
Heading over to Walter Reed Medical Center to see our great First Lady, Melania. Successful procedure, she is in good spirits. Thank you to all of the well-wishers!
 
Presidenti Donald Trump gjendej në Shtëpi të Bardhë derisa bashkëshortja e tij ishte në operacion. Shumë shpejtë pritet që ta vizitojë Melania Trumpin. Ai ka publikuar në Twitter se si është nisur kah spitali ta vizitojë zonjën e parë të shkëlqyer, e cila pas intervenimit të suksesshëm është në humor të mirë, ka shkruar ai.

Melania Trump është Zonja e parë e SHBA e cila ka pasur intervenim serioz të operimit gjatë qëndrimit në Shtëpi të Bardhë, qysh nga koha e Nancy Regan dhe mastektomisë së saj në shtator të vitit 1987.

Rosalynn Carter e ka operuar një rritje beninje në gji në prill të vitit 1977.

Disa javë pasi zonja e parë Betty Ford arriti në Shtëpi të Bardhë, i është diagnostifikuar kancer në gji dhe ajo iu nënshtrua mastektomisë në shtator të vitit 1974.

the authorE B