Sport

Shtatë muaj burg për ish yllin e Chelseat dhe Real Madridit (Foto)

Ish qendërmbrojtësi i “Bluve” ka pranuar se ka fshehur të ardhurat e tij nga të drejtat e imazhit gjatë viteve 2011/12.

Ish ylli i Chelseat, Ricardo Carvalho është dënuar me shtatë muaj burg për shkak të mashtrimeve tatimore, transmeton portali arbresh.info. Mbrojtësi veteran ka pranuar akuzat se ka fshehur të ardhurat e tij nga të drejtat e imazhit gjatë dy viteve të shpenzuara në Real Madrid.

Carvalho aktualisht luan te gjiganti në Super Ligën e Kinës, Shanghai SIGP, por ai ishte end duke u përballur me akuzat në lidhje me kohën e tij prej dy viteve në Santiago Bernabeu.

Prokurorët publik kanë kërkuar nga Carvalho të paguaj gjobën prej 269 mijë funta dhe të dënohet me 12 muaj burg. Por, qëndrimi i tij në burg është reduktuar në shtatë muaj dhe Carvalho do të paguaj vetëm 120 mijë funta.

39-vjeçari besohet se ka fshehur 488.500 funta nga autoritetet./arbresh.info/