Basel ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Grasshoppersi.
Baseli e fitoi këtë ndeshje me shifrat 2:0 ndërkohë që pati edhe një përleshje në mes futbollistëve në fushën e lojës.
Arijan Qollaku u fut në zonën e Baselit dhe u pengua nga reprezentuesi zviceran Renato Steffen.
Qollakut i erdhi në ndihmë edhe sulmuesi tjetër shqiptar Albion Avdijaj që e largoi Steffenin.
Ata u ndëshkuan me kartonë të verdhë nga gjyqtari dhe situata u qetësua. /arbresh.info/