Sport

Shqipëria – Spanja, kjo do të ndodh për herë të parë në Shkodër (Foto)

Ndeshja me Shqipërinë do të ketë një risi për përfaqësuesen e Spanjës. Kjo e fundit në Shkodër do të “prezantojë” uniformën e re.

 

Bëhet fjalë për uniformën e dytë, të cilën “La Roja” do ta përdorë për ndeshjet jashtë fushe gjatë eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2018.

Të dielën mbrëma do të jetë e para herë që spanjollët luajnë me këtë fanellë, pasi ndaj Italisë të enjten zbritën në fushë me uniformat ‘tradicionale’, të cilat i përdorin kur të luajnë si ekip pritës.