Kombëtarja shqiptare ka pësuar tjetër humbje.
Shqipëria ka pësuar humbjen e dytë brenda katër ditësh, pasi është mposhtur nga Bosnja me rezultat 2:1 në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena”, raporton Gazeta Blic
Kombëtarja e Shqipërisë kështu ka pësuar humbjen e katërt rresht, pas tri humbjeve radhazi në ndeshjet kualifikuese të Botërorit.
Në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan, Bosnja kaloi në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë, me golin e sulmuesit Edin Dzeko të shënuar nga penalltia.
Epërsinë mysafirët e dyfishuan me anë të Senad Lulic, i cili realizoi për 0:2, dy minuta para fundit të pjesës së parë.
Kurse, për Shqipërinë në minutën e 69-të të takimit në skenë doli sulmuesi Bekim Balaj, i cili shënoi për 1:2, që në fund doli të jetë goli i vetëm i kombëtares në këtë takim. /Gazeta Blic/
Goli i Edin Dzekos:
Goli i Senad Lulic:
Goli i Bekim Balajt: