Sport

Shqipëria mposhtet nga Spanja, humb pozitën e liderit të Grupit G (Video)

Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në kualifikueset për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Kombëtarja e Shqipërisë është mundur nga Spanja me rezultatin e pastër 2-0, në takimin e zhvilluar në ‘Loro Boriçi’.

Shqipëria ndali Spanjën në pjesën e parë në barazim pa gola, mirëpo spanjollët përcaktuan takimin në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola përmes Diego Costas dhe Nolitos, në minutat 55 dhe 63.
LEXO:  Mediat Italiane thurrin lavde pë De Biasin: I vetëm në krye

Kuqezinjtë tani kanë lëshuar pozitën e liderit në grupin G duke rënë në vendin e tretë me 6 pikë, aq sa ka Italia e vendit të dytë, e cila mposhti Maqedoninë me rezultat 3-2.

Kurse, në pozitën e liderit është ngjitur Spanja, e cila pas kësaj fitore kryeson me 7 pikë. /Gazeta Blic/