Kundërshtari tjetër mbetet ende për t’u mësuar, ndërkohë që është i njohur tanimë fakti se Shqipëria do të ketë një grumbullim 8 ditor në Zvicër për tu përgatitur si duhet në 2 miqësoret e fundit para ndeshjeve zyrtare të Nations League që nisin në shtator.
Edhe pse Panucci preferon të mos japë shumë informacion, Supersport ka mundur të mësojë se miqësorja që është tanimë e fiksuar është me Ukrainën.
Një test kundër skuadrës së Andriy Shevecenkos që i mbylli eleminatoret e Rusi 2018 në vendin e 3-të në grupin I ku ndodhej edhe Kosova, një rival i fortë që mban vendin e 35 në renditjen aktuale të FIFA-s.
Në takimin e fundit që Shqipëria ka pasur me Ukrainën, në përballjen miqësore të zhvilluar në Bergamo qershorin e 2016-ës para Europianit, kuqezinjtë humbën 3-1, ndërkohë që në bilancin e përgjithshëm të ndeshjeve direkte në 5 takime të zhvilluara Shqipëria ka mundur të marrë vetëm një barazim ndërsa 4 takimet e tjera janë fituar nga ukrainasit.
Kundërshtari tjetër mbetet ende për t’u mësuar, ndërkohë që është i njohur tanimë fakti se Shqipëria do të ketë një grumbullim 8 ditor në Zvicër për tu përgatitur si duhet në 2 miqësoret e fundit para ndeshjeve zyrtare të Nations League që nisin në shtator.
Gjithsesi pavarësisht kushteve komode që ofron shteti helvet, për Panuccin nuk pritet të jetë një grumbullim i lehtë, pasi lojtarët do të jenë në fund të sezoneve me klubet respektive e rrjedhimisht në pritje të pushimeve, ndërkohë që disa prej tyre rrezikojnë të mos shkojnë me moralin në maksimum në miqësoret e majit pasi rrezikojnë seriozisht të bien nga Kategoria me klubet e tyre, bëhet fjalë këtu për lojtarë të rëndësishëm si Mavraj me Hamburgun që ndodhet në vendin e fundit të Bundesligës dhe rrezikon të bjerë për herë të parë nga Kategoria, po ashtu në vendin e fundit në Itali renditen edhe Memushaj apo Gjimshiti te Bevenento ndrëkohë që rrezikon edhe Crotone ku luan Ajeti, ndërsa në kampionatin zviceran rrezikon të provojë rënien Sion ku luan Lenjani dhe që mban vendin e fundit në Superligën helvete.