Sport

Shqipëri-Marok mbyllet me rezultat të papritur

Kombëtarja shqiptare ka barazuar në miqësore me Marokun në stadiumin ‘Loro Boriçi’, i cili është gati për ndeshje zyrtare të Shqipërisë.

Djelmoshat e Gianni De Biasit nuk kanë mundur të marrin më shumë se një barazim në miqësore ndaj Marokut, ndeshje kjo që përfundoi pa gola 0:0.

Në shkallët e stadiumit ‘Loro Boriçi’ u krijua një atmosferë shumë e zjarrtë. Stadiumi ka marrë pamje krejtësisht tjetër dhe është gati për të pritur ndeshje zyrtare të Shqipërisë.

Ndërkohë për të ndjekur këtë ndeshje të pranishëm ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. /GazetaExpress/