Aktuale

Shqetësuese prania e qenve endacak në qendër të Podujevës (Foto)

Prania e qenve endacak në pothuajse çdo rrugë të vendit, është mjaft shqetësuese kohët e fundit.

Mëngjesin e sotëm një numër i madh i tyre kanë qëndruar në rrugët kryesore të komunës së Podujevës.

Në bazë të disa fotografive të dërguara në redaksinë e Indeksonline, qentë endacak shihen teksa qëndrojnë pikërisht para objektit të komunës.

Duhet përkujtuar që shqetësimi i lartë nga qentë endacak ka bërë që Qeveria e Kosovës, të diskutojë për ndarje të buxhetit lidhur me strehimin e qenve endacak nga komuna të ndryshme, të cilët janë bërë shqetësim për qytetarët ./Indeksonline/

the authorE B