Rajon & Botë

Shpjegim i pabesueshëm por logjik: Tregohet pse në Itali nuk ka sulme terroriste?

Të gjitha vendet më të mëdha evropiane tashmë kanë qenë cak i sulmeve: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Spanja edhe pse në ato vende është shënuar numri më i vogël i imigrantëve ilegalë.

Përse në Itali, si vend i cili vlon nga turistët, ende nuk ka ndodhur asnjë sulm vdekjeprurës i xhihadistëve?

Të gjitha vendet më të mëdha evropiane tashmë ishin cak i sulmeve, edhe pse në ato vende ka më pak imigrantë ilegalë. Për shembull, në gjysmën e parë të vitit 2017 vetëm në Itali kanë hyrë 82 për qind të imigrantëve ilegalë, prej numrit të përgjithshëm të imigrantëve të cilët kanë hyrë në Evropë.

Sqarimi më interesant është ai i cili e përfaqëson tezën se Italia është përjashtim, sepse mafia italiane ka arritur që t’i pengojë xhihadistët të grupohen dhe të organizojnë sulme. Këtë tezë e kanë bazuar në një shembull.

“Kemi vërejtur se mafiozët italianë tashmë e kontrollojnë pjesën jugore të vendit, dhe shumica e myslimanëve jetojnë në veri, e as atje nuk i kanë formuar getot e tyre”, ka thënë Arturo Varveli nga Fakultetit ndërkombëtar për shkencat politike në Milano.
“Në një pjesë, kjo duhet të jetë nën kontroll të mafisë”, pajtohet komandanti lokal i policisë, por shton se “rolin e madh në parandalimin e terrorizmit e ka edhe policia, e cila në këtë ka eksperiencë të madhe”, transmeton Gazetametro.net.

“Lufta kundër krimit të organizuar u ka dhënë shërbimeve tona eksperiencë të madhe edhe atë pikërisht në mbikëqyrje të grupeve të vogla por shumë ngushtë të lidhura. Gjithashtu kemi eksperiencë nga procesi i mbikëqyrjes së celulave të majta dhe të djathta terroriste të cilat kanë vepruar në gjithë Italinë gjatë viteve të shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar”, ka treguar ia për “Economist”.

Gjykatat e atjeshme nuk kanë problem në dhënien e urdhëresave për përcjellje dhe përgjim. Në vendet tjera kjo shkon pak më vështirë.

Një rast e ilustron gatishmërinë e autoriteteve italiane që asgjë të mos i lihet rastit.
Kur një djalosh 22 vjeç ishte arrestuar vetëm se në hyrje të kishës kishte tentuar ta bindë një besimtar që të mos shkojë në kishë, e më pas ishte liruar, ai është nën mbikëqyrjen konstante të policisë, prejse është arrestuar në fillim të vitit 2016.

the authorE B