Rajon & Botë

Shpërthimi në kishën e Aleksandrisë: 11 të vrarë, 66 të plagosur

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe 66 të tjerë janë plagosur në shpërthimin e dytë që ndodhi sot në Egjipt ndaj pakicës së krishtere në vend.

Sulmi i dytë ndodhi përballë një kishe në qytetin verior të Egjiptit, Aleksandri, transmeton Express.

Ky sulm erdhi vetëm disa orë pasi të paktën 21 persona u vranë në një shpërthim në kishë gjatë meshës për të Dielën e Larit në qytetin Tanta.

Shpërthimi i parë ndodhi në kishën “St George Coptic” në qytetin Tanta.

Vitet e fundit, pakica e krishtere e Egjiptit është sulmuar shpesh nga militantët islamikë./Express/

the authorE B