Një shpërthim ka ndodhur sot në qytetin më të madh kurd të Turqisë, Diyarbakir, në juglindje të vendit, raporton Reuters, përcjell Express.
Raportohet se disa persona janë plagosur, njoftojnë burimet e sigurisë.
Shkaktari i sulmit, i cili ndodhi vetëm pak ditë para referendumit për rritjen e pushtetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan, nuk dihet ende./Express/