Raportohet se një shpërthim ka ndodhur afër një baze ajrore që përdoret nga ushtria amerikane në Afganistan, raportojnë mediat lokale.
Shpërthimi ndodhi pak pasi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis, mbërriti në vend, transmeton Express.
Sulmi, i cili raportohet të ketë ndodhur në provincën lindore Khost, vjen pas mbërritjes së Mattis për të diskutuar situatën në terren, me presidentin Donald Trump që po mendon të dërgojë më shumë trupa në Afganistan./Express/