Sport

Shpërthen Rooney

Kapiteni i Evertonit, Wayne Rooney, ka shpërthyer pas humbjes turpëruese të skuadrës së tij në shtëpi kundër Atalantas.
Evertoni u mposht me rezultat të thellë 5-1 nga italianët, transmeton Express.

Rooney është zhgënjyer tej mase me performancen e skuadrës së tij.

“Nuk është mirë t’i humbasësh ndeshjet. Tepër zhgënjyese dhe shqetësuese”, ka thënë Rooney për BT Sport.

Evertoni e shkarkoi Ronald Koemanin dhe gjërat nuk janë përmirësuar me ardhjen e David Unsworthit.

Skuadra angleze i ka humbur gjasat të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër të garave. /Express/