Pas ndeshjes me Llapin, në të cilën Feronikeli barazoi 2:2, trajneri i ekipit nga Drenasi, Sulejman Starova deklaroi se skuadra nuk e kishte freskinë e duhur në minutat e fundit të ndeshjes ndoshta për shkak të mungesës së përgatitjes fizike.
Ndonëse nuk përmendi emra, e gjithë barra për këtë i bie trajnerit parapak, Ismet Munishi.
E ky i fundit ka ‘shpërthyer’ me një postim në Facebook.
“Qysh e tek shihemi ne Tribuna Chanel ne ora 20 00. Do te ju përgjigjem te gjithëve me ren, strategëve, ekspertëve dhe shizofrenave te llojit vet”, ka shkruar Munishi.
Ndryshe, për Starovën kjo ishte ndeshja e parë që drejtoi Feronikelin pas dorëheqjes së Munishit.