Nisma e Bardhyl Metës për themelimi e një shoqate për prishtinalitë e vjetër ka nxitur komentues në FB të bëjnë hajgare. Avokati Arianit Koci ka thënë se i plotëson kushtet për t’u bërë pjesë e kësaj nisme për shkak se është edhe katunar, edhe qytetar. Dikush po thotë dikush nga kompleksi i preardhjes e ka nisur këtë nismë.
Bardhyl Metae ka nisur një ide për themelimin e një Shoqata të Prishtinalive të Vjetër. E ka marrë pëkrahjen edhe të kolegut të tij, Muhamet Mustafa.
Por, krejt ko nismë po shihet si kotë. Madje, disa kanë nisur edhe të tallen me idëne e grumbullimit të prishtinalive të vjetër në një shoqatë.
Arianit Koci, avokat, ka shkruar se i plotëson kriteret për t’u bërë pjesë e “prishtinalive”. Ka argumentuar se është “ham katunar, ham qytetar” për të marrë ndonjë pozitë në Shoqatë.
“Besoj që tash – këtu e në këtë vend, janë krijuar kushtet me u themelu edhe shoqata e prishtinalive te rinj. Në të njejten kohë, besoj që une i plotēsoj kushtet me qenë diçka i madh në këtë shoqatë:
1. Jam i ri dhe i bukur; 2. Ham katunar, ham qytetar; 3. Inteligjent – sa të thush; 4. Kreativ – deri n’skej!
Mos me i pērmend edhe do kualitetet të tjera… 🙂 Anëtar të kësaj shoqate, mund të jenë vetēm personat që e kanë vendbanimin apo vendqëndimin – së paku 3 muaj në qytetin e bukur të Prishtinës.
Ju të tjerët – më falni. Është koha e fundit ta ndajmë – shapin prej sheqerit… :)”, ka shkruar Koci.
Ndërkohë, edhe Fisnik Ismaili i Vetëvendosjes, ka komentuar idenë e Metës, duke thënë se krejt kjo po bëhet për të shëruar komlekse të personave të caktuar.
“Prishtinali s’lind, por bëhesh. Ardhacakët e bëjnë Prishtinën. Kjo e bën Prishtinën të bukur. Kjo e bën Prishtinën Kryeqytet. Me dekada studentat kanë ardhë në Prishtinë, e kanë mbetë këtu, duke krijue familje, e duke kontribue për qytetin. Ata e kanë krijue shpirtin e Prishtinës, që ky loçkë prej qyteti e ka sot. E çohet Bardhyl Meta(j), që edhe J-në prej mbiemnit e ka fshi prej kompleksit se mos po i thojnë “katunar”, e mundohet me e përça këtë llokum prej qyteti. Ik atje, o i plast.”, ka shkruar Ismaili.