Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka thumbuar lojtarët e Kombëtares shqiptare
Numri një i futbollit shqiptar, Armand Duka, gjatë një fjalimi gjatë prezantimit të fanellave të reja të Kombëtares shqiptare, u ka dhënë një mesazh të fortë futbollistëve të ekipit kuqezi.
“I uroj suksese ekipit Kombëtar në ndeshjet e ardhshme. Dua t’iu jap një mesazh që festa tashmë ka mbaruar se ndoshta nuk e kanë kuptuar ende. Tani ka nisur një luftë sportive që ndoshta nuk e kanë kuptuar mirë”, ka deklaruar ai
“Duhet të djersijmë më shumë që të marrim rezultat më shumë dhe jo të buzëqeshim më shumë dhe të marrim rezultat më pak. Duke mos harruar atë që na dhuroi Europiani, duhet të punojmë shumë për të ardhmen”, theksoi Duka. /Express/