Luis Enrique është duke menduar që ta rikthejë në Camp Nou Gerard Deulofeu
Talenti i ri spanjoll, Gerard Deulofeu, po shkëlqen te Milani, i cili luajti rrol të rëndësishëm në fitoren prej 1:0 ndaj Bolognas, pavarësisht se Milani ishte me dy lojtarë më pak në fushë, shkruan Calciomercato, transmeton Gazeta Express.
Sipas mediave italiane, nëse Luis Enrique qëndron në Camp Nou edhe sezonin e ardhshëm, Deulofeu, i cili është shitur te Evertoni, do të rikthehet në Camp Nou, ku Barcelona ka të drejtë ta blejë atë për 8.5 milionë euro.
Por, kjo situatë nuk po i pëlqen 22 vjeçarit, që Barcelona ta rikthejë atë në skuadër sa herë të dojë e më pas ta largojë menjëherë, ashtu siç bëri në vitin 2014.
“I jam bashkuar Milanit në forma huazimi, por tashmë ndihem pjesë e këtij klubi. Jam këtu që të luaj sa më shumë që është e mundur. E ardhmja është në dyshim, por nuk dua që të jem i burgosuri i Barcelonës”, tha Deulofeu.
“Jam krenar që kamë luajtur për ta, por jam i fokusuar te Milani. Nuk mund të fokusohem gjithmonë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk mund të jetojë jetën përgjithmonë duke qenë i lidhur me Barcelonën”, shtoi ai, duke i dërguar mesazhe Barcelonës që të vendosin përfundimisht për lojtarin. /Express/