Aktuale

Shpërndante me pages Canabis në Fier, arrestohet 18 vjeçari (Foto)

Policia në Fier ka kapur në flagrancë 18 vjeçar me inicialet E.H. i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Sipas Policisë, në shtëpinë e tij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 500 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 6 fishekë model 56.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./KosovaPress/

the authorE B