Shkëlzen Gashi po shkëlqen në Amerikë, derisa tani ka fituar edhe çmimin ‘lojtari i ndeshjes’.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka realizuar edhe një gol në Amerikë. Gashi ka shënuar gol në barazimin 1:1 të skuadrës së tij Colorado Rapids me Houston Dynamon në kuadër të xhiros së 34’tër në MLS, përcjell Gazeta Express.
Paraqitja e mirë e tij në këtë ndeshje është shpërblyer nga tifozët e Colorados, të cilët kanë zgjedhur atë si më të mirin e ndeshjes, duke marr 61 % të votave.
Ky ishte goli i nëntë i Gashit në sezonin e parë në Amerikë. /Express/
