Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka arsyetuar gjestin e sotëm të artistit Driton Selmani pasi ky i fundit hoqi flamurin kombëtar në hyrje të Prishtinës dhe e zëvensësoi me atë të offsaide. Artisti ka bërë këtë vepër artistike për të shprehur realitetin rrethues që përshkruan situatën politike, ekonomike dhe sociale.
I pari i Prishtinës thotë se i vjen mirë se një gjë e tillë është thënë përmes kësaj mënyre.
“Flamuri do të kthehet, por më duhet të them që disi më vjen mirë që një gjë e tille është thënë edhe në këtë mënyrë. Mora dhjetëra mesazhe nga njerëz të ndryshëm, të shqetësuar të cilët tani do ta dëgjojnë një qendrim të një artisti”, shkruan Ahmeti, transmeton Express.
Vendosja e flamurit mëngjesin e sotëm hapi shumë reagime nëpër rrjete socaile. Por pasi policia ka dalur në vendin e ngjarjes është kuptuar arsyeja e vërtetë e kësaj ngjarjeje.
“Pas daljes së inspekcionit në vend të ngjarjes është kuptuar edhe kompania e më vonë edhe qëllimi. Kjo ishte nje protestë artistike e artistit Driton Semani”, ka thënë Ahmeti ndër të tjera.